Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka premtuar se nëse partia që ai përfaqëson do të fitojë zgjedhjet Parlamentare, do të hiqet moratoriumi i qeverisë.
Vasili hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ai nuk po e hap gjuetinë në Shqipëri, pasi sipas tij gjuetarët do të bëheshin dëshmitarë dhe do të prishnin qetësinë e kultivuesve të kanabisit nëpër male.
Deklarata e plotë:
Moratoriumi i Gjuetise do te hiqet!!
Ky Moratorium I sherbeu vetem fshehjes se mbjelljes se kanabisit dhe gjuetise se paligjshme!
Qeveria Rama po i mashtron prej vitesh gjuetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se do te hapte gjuetinë.
Por, jo as nuk e hapi, dhe nuk e hap dot, pasi gjahtaret do te beheshin deshmitare dhe do tu prishnin qetësinë kultivuesve të kanabisit në male dhe në fusha e qe mbrohen e mbeshteten nga Edi Rama dhe qeveria e rilindjes.
Ndaj, LSI angazhohet që pas fitores se 25 prillit do bëjë të mundur se bashku me Opoziten e Bashkuar qe të hiqet nje here e pergjithmone në parlament Moratoriumi i gjuetisë të vendosur nga Rama.
Janë miliona euro qe gjeneron ky aktivitet dhe që i mungojnë prej vitesh pa asnje arsye buxhetit të shtetit.
Gjuetia e bazuar në ligj dhe në marreveshjet nderkombetare nuk cënon asgjë nga Fauna e eger.
Nje ligj europian per Gjuetine dhe monitorimi i zbatimit te tij kjo i duhet Shqiperise.
Duhet të ndalohen urgjentisht gjuetia e shfrenuar, naten me drita bile edhe me arme zjarri luftarake e pushtetarëve dhe e mbështetësve të tyre.
Pra ne do ta heqim kete Moratorium e do ta hapim gjuetinë dhe ky eshte zotim pa kthim.
(R.G/Faxweb.al)