Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Loving Pablo”, risillet historia e dashurisë mes narkotrafikantit dhe gazetares

“Loving Pablo” ky është filmi më i fundit i prezantuar në festivalin e Venecias, kushtuar narkotrafikantit të njohur kolumbian Pablo Eskobar.

Ishin Havier Bardem dhe Penelope Kruz yjet e radhës që prezantuan me sukses filmin dhe një parakalim në tapetin e kuq për tu pasur zili prej çiftit.

Havier interpreton përkrah bashkëshortes së tij, Penelepe, ku rrëfen se, si aktor, ka mbetur i magjepsur nga historia aq kontradiktore e trafikantit më të madh të kokainës, i cili nga njëra anë ishte një baba dhe bashkëshort i përkushtuar, e nga ana tjetër u kthye në njeriun që gjunjëzoi një vend të tërë.

Aktori i njohur pranon se për të hyrë në lëkurën e Eskobarit, i është dashur edhe të shtojë në peshë, për të jetuar bashkë me personazhin.

“Loving Pablo” është bazuar në librin biografik të gazetares Valeria Valeho, e cila ishte edhe dashnorja e bosit të drogës. Gazetarja kolumbiane në film interpretohet nga Penelope Cruz.

(E.K/SHUPLAKA) 

https://www.youtube.com/watch?v=AffDRXM4cg4

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.