Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Lotët e Xhaçkës çudisin edhe Iris Luarasin: Këtyre patetizmave u ka kaluar koha

Pedagogia dhe aktivistja Iris Luarasi ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina”, ku foli për situatën e vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Luarasi është gjendur pranë njerëzve në nevojë në këto momente të vështira dhe e ka parë nga afër situatën.

Megjithatë, duke folur për reagimin e shtetit ndaj kësaj situate, ajo tregoi se e ka parë me sy kritik, veçanërisht një ministre që u përlot.

Luarasi nuk dha emër, por me siguri iu referua deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kur dha emrat e viktimave.

Kjo e fundit u përlot live teksa thoshte live emrat e viktimave, mes të cilëve edhe fëmijë.

Sipas Iris Luarasit, shqiptarët nuk kanë nevojë për një ministre që qan dhe këtyre patetizmave u ka ikur koha:

“Një pjesë e tyre kanë lënë çdo gjë aty, kanë lenë kursimet e jetës. Kjo është një nga arsyet që unë them, që njerëzit tani më tepër kanë nevojë për dashuri, të ndihen të përkrahur dhe unë nuk mendoj se ju bën mirë që të dali një ministre dhe të qajë. Nuk iu bën mirë njerëzve kjo, përkundrazi unë mendoj që njerëzve ju bën mirë një fjalë e ngrohtë dhe një njeri që është i fortë që të tregon se shteti ekziston, edhe këtu ne jemi të fortë për të të mbështetur. Kështu që do isha shumë larg këtyre patetizmave që iu ka kaluar koha, edhe do doja që të shikoja vërtet njerëz që mbështesin me të gjitha forcat njerëzit në terren. Nuk ka nevojë të qash, as në një studio televizive dhe as në një konferencë për shtyp, se kjo nuk i ndihmon njerëzit edhe nuk u’a bën më të lehtë dhimbjen. Kanë nevojë për siguri” .

Iris Luarasi falenderoi të gjithë shqiptarët që kanë ndihmuar me ndihma në këto momente të vështira, por veçanërisht ata që ishin në terren, të cilët i quajti “heronjtë e ditëve tona”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *