Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një 25 vjeçare ka lënë mjekët të shokuar pasi kanë parë gjendjen e saj aspak të zakonshme.
25 vjeçarja pasi kishte vënë re se diçka nuk shkonte me shëndetin e saj i është drejtuar qendrës shëndetësore në Chandigarh, për të mësuar pse dilte gjak nga sytë e saj.
Pasi mjekët panë se e reja nxirrte lot gjaku, arritën në përfundimin se ajo vuan nga sëmundja e rrallë e quajtur hemolarki.
Shkaku i këtij problemi shëndetësor nuk është ende i qartë sipas mjekëve, por ata kanë hedhur hipotezën se ky mund të jetë një çrregullim i shkaktuar nga cikli menstrual.
“Hemolakria është një gjendje e rrallë klinike. Ajo ka shkaqe të shumta. Një nga shkaqet është menstruacioni i çregullt..”, ka thënë mjeku Ghosh.
“Menstruacionet e pasakta janë përcaktuar si gjakderdhje ciklike në organe të tjera, si hunda, sytë, veshët, zorrët, mushkëritë dhe lëkura.”, ka shtuar Ghosh.
E reja ka marrë kujdesin shëndetësor nga mjekët për tre muaj dhe tani më jeta e saj i është rikthyer normalitetit.