Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Lorenc Vangjeli përplaset me gazetaren për Xhafajn: Pusho moj pusho, mbylle!

Të ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Blendi Fevziut, analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetarja Klodiana Lala janë përplasur mes tyre për çështjen Xhafaj.

Vangjeli u shpreh se dorëzimi i Agron Xhafajt pranë autoriteteve italiane është një sakrificë, e kjo ka shtyrë gazetaren Klodiana Lala, ta pyesë, “Kush u sakrifikua?”.

Pas kësaj, Vangjeli i është kthyer me një gjuhë disi të pasjellshme, duke i thënë: “Pusho moj pusho! Mbylle!”, pas kësaj Vangjelit i ka tërhequr vëmendjen edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziut.

Pjesë nga debati:

Lala: Kush u sakrifikua?

Vangjeli: Pusho moj pusho! Mbylle!

Fevziu: Jo me atë gjuhë Lorenc!

Lala: Kush u sakrifikua?

Vangjeli: Pusho moj pusho. Mos më ndërprit herë tjetër!

Lala: Kujdes me ofendimet se je edhe xhentëllmen!

Vangjeli: Xhentëllmen jam…

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *