Pas ákùzave për shpërndarje të imazheve të ábùzimit të fëmijëve, ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe kombëtares gjermane, Christoph Metzelder, ka pranuar fájin pasi është marrë në pyetje nga pòlícia.
Metzelder ishte president i klubit TuS Haltern am See, por tashmë si rrjedhojë e ngjarjes Gjermani ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e tij në klub. “I ákùzuari pretendohet të ketë dërguar disa foto tek një person në Hamburg.
Këto fotografi kanë përmbajtje të ábùzimit me fëmijët dhe janë dërguar përmes “WhatsApp”, thuhet në deklaratën zyrtare të prokurorit të shtetit në Hamburg. Nuk mungoi dhe një reagim nga klubi i tij që militon në kategorinë e katërt në Gjermani.
Christoph ka fituar titullin e Bundesligës me fanellën e Dortmundit si dhe ka luajtur me Schalke 04 dhe Real Madrid. Gjithashtu u shpall dhe nënkampion bote me Gjermaninë në vitin 2002 dhe luajti në Botërorin e 2006.