Një këshilltar shëndetësor i komitetit olimpik të Japonisë tha të martën që të vendoset në dispozicion vaksina anti-Covid për çdo atlet që dëshiron të imunizohet.
Të martën, këshilltari, Nobuhike Okabe, i tha Retures se edhe pse vaksinat nuk duhet të jenë një detyrim, ato duhet të jenë në dispozicion të atletëve që i duan. Okabe është një ekspert i sëmundjeve infektive i cili ndihmoi në udhëheqjen e reagimit të Japonisë ndaj shpërthimit të H1N1 në 2009 dhe këshillon për përgjigjen e saj.
Okabe tha se, zgjedhjet nga atletë invidiualë për të refuzuar vaksinën për arsye shëndetësore ose fetare duhet të respektohen.
Japonia të enjten kishte hedhur poshtë një raport mediaktik se po mendonte të vaksinonte të gjithë olimpistët e saj deri në fund të qershorit pasi ideja nxitit një trazirë në mediat sociale mes një përhapje të ngadaltë të vaksinave për pjesën tjetër të popullsisë.
Rreth 1.1 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në Japoni kanë marrë të paktën dozën e tyre të parë të vaksinës së Pfizer Inc-BioNTech.
Vaksinimi i popullsisë së moshuar në vend filloi të hënën, por disa ekspertë paralajmërojnë që të dhënat për popullatën e përgjithshme mund të mos jenë në dispozicion deri në fund të verës apo edhe dimrit për shkak të furnizimeve të kufizuara.