Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Loja e nervave me kontrollorët/ Si gënjeu hapur Belinda Balluku, Albcontroll ka para për tendera lulesh, e 1.3 miliardë lekë për pastrimin e zyrave (Lista e gjatë e tenderave në kohë ‘krize të thellë’)

Për herë të parë në këto 30 vite demokraci, Shqipëria ka të mbyllur të vetmin aeroport në vend, për shkak të pezullimit të punës së kontrollorëve ajrorë të Albcontroll, e cila është një shoqëri shtetërore, por me financim nga kompanitë e transportit ajror.

E teksa vendi hyn në listën e zezë, dhe mund të përballet me humbje që kapin shifrën e milionave, ministrja e linjës Belinda Balluku, në një deklaratë që zgjati për rreth një orë nga Rinasi, pas dështimit të marrëveshjes, tha se fajin për situatën e kishin punonjësit, që donin rroga 4 mijë dollarëshe. (lexo edhe ketu) Po ashtu ajo drejtoi gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe presidenti i vendit Ilir Meta, të cilit i quajti nxitës së kësaj revolte.

Por përpos faktit e nxjerrjes së të dhënave të punonjësve që kanë kontrata individuale me Albcontroll, Balluku tha se kompania në fjalë ishte duke u përballur me një situatë të vështirë financiare, dhe një nga zërat që duhej të shkurtohej, ishte pikërisht ajo për pagat e kontrollorëve, që në të gjithë vendin janë 60.

Por argumentin e një krize financiare, që do të gjente shpëtim vetëm nga ulja drastike e pagave që vijon prej një viti, ministres ia rrëzoi një pyetje e thjeshtë e gazetares së Fax News Mirilda Tili, e cila e pyeti se si ka mundësi, që Albcontroll vijon të bëjë tendera milionësh, në një kohë kur qenka në vështirësi kaq të mëdha ekonomike, sa të mos ketë mundësi të likujdojë pagat.

Balluku u përpoq të justifikohej, duke thënë se Albcontroll ka bërë tendera vetëm për mirëmbajtje dhe jo investime, por në një kërkim të thjeshtë në agjensinë e prokurorimit publik, rezulton se kjo kompani ka pasur para që të kërkojë edhe lule sezonale, apo shpenzime të tjera, që në fakt duken luks përpara përgjysmimit të rrogave të punonjësve.

Një prej tenderave që bie më së shumti në sy është ai i: shërbimit të pastrimit të ambienteve të Albcontroll, me një fond limit prej më shumë se 129 milionë lekësh (1.3 miliardë lekë të vjetra), i cili është hapur jo më larg se Janari i këtij viti.

E pra duket se Albcontroll nuk është aq në krizë saç përpiqet të thojë ministrja, e përplasja mes saj dhe kontrollorëve duket të jetë kthyer në një lojë nervash se kush do të mund të përballojë më shumë: shteti apo ”sabotatorët”.

Këta të fundit, ligji që mban dhe firmën e vetë Ballukut, i ndalon që të punojnë në kushtet e stresit, dhe për rikthimin e tyre në punë, shteti duhet të mendojë mirë e tiu garantojë qetësinë, në të kundërt e vetmja portë ajrore në vend do të vijojë që të qëndrojë e mbyllur.

Lexo edhe lajmin:

EKSKLUZIVE/ “Kush janë këta që janë larguar nga puna?”, zbardhet audio e takimit mes Ballukut dhe kontrollorëve në Rinas, ministrja përgojon një punonjës: Mos folni në emrin e tij, se ai po bën negociata me…

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.