Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko ka qenë në një lidhje “Skype” për akuzat e lobimit rus në PD, gjatë kohës kur kryetar ka qenë Lulzim Basha.
Ceko tha se është çështje e sigurisë kombëtare dhe se PD duhet të kërkojë transparencë. Megjithatë Ceko shtoi se transparencë nuk mund të kërkojë Berisha pasi ai vetë është shpallur non grata nga SHBA.
Enriko Ceko: Nuk është cështje e kryetarit të PD apo kryetarëve, as e anëtarëve, është shumjë e rëndësishme që lidhet me sigurinë kombëtare. Financimi ose teknika e përdorur për të financuar një parti në këtë mënyrë, është e dënueshme nga Kodi Penal. Ka dy mundesi ose ka marrë financim ose janë para të pista.
Duhet që edhe PD të kërkojë transparencë. Nuk i takon Berishës të kërkoj transparencë, se është non grata në Amerikë. Duhet se PD është në një pozitë shumë të vështirë, do të duhet punë shumë e madhë për anëtarësine saj të nxjerri njerëz që janë vërtet demokratë.
Në momentin që ti financohesh nga një shtet i fuqishëm që ka pasur synime territoriale ndaj Shqipërise dhe ka mbështetur armiqte e Shqipërisë është cëshje e sigurisë kombëtare.