Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Llogaritë nuk do t’i dalin Ramës vetëm nëse …”, Opinionisti Çela për shkarkimin e Metës: Mazhoranca nxitoi sepse donte t’i jepte goditjen e fundit

Opinionisti Erlis Çela ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News përballë moderatorit Rezart Xhaxhiu për të folur mbi shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta.

Sipas opinionistit Çela, mazhoranca nxitoi në procedurat për shkarkimin e Metës vetëm për arsye se donte t’i jepte goditjen e fundit Presidentit.

“Më tepër se një akt i parlamentit, dukshëm ishte një goditje e fortë politike. Mazhoranca nxitoi për ta marrë këtë vendim për një arsye të vetme, për t’i dhënë një goditje të fundit Presidentit të Republikës. Sigurisht është pasojë e atij aksioni politik që zoti Rama pati gjatë gjithë fushatës duke sulmuar LSI. Gjërat u bënë me aq nxitim, sikur çdo gjë ishte e paracaktuar. Në fund ata i dhanë publikut një mesazh të qartë: Ne kemi vendosur ta shkarkojmë Presidentin,” tha Çela.

Llogaritë e mazhorancës për shkarkimin e Metës do rezultojnë të ‘suksesshme’ vetëm nëse Gjykata Kushtetuese vendos ta trajtojë çështjen e Presidentit para shtatorit kur bëhet dhe dekretimi i qeverisë së re, ne te kundert llogarite do prishen.

“Unë mendoj se mazhoranca bëri një llogari, duke pasur parasysh faktin që Presidenti ka një rol për dekretimin e qeverisë së re. Llogaria e Ramës mund të mos dalë ashtu siç ai e mendon nëse GjK do të ketë një mendim ndryshe nga ai i Ramës. GJK mund ta rrëzojë vendimin e parlamentit. Ne nuk e dimë kur do ta shqyrtojë GJK. Nëse do ta trajtojnë si çështje urgjente dhe do ta trajtojë përpara shtatorit, atëherë ok, plani i mazhorancës ka fuksionuar”, theksoi ai.

Në fund, opinionisti Erlis Çela foli dhe për situatën në Partinë Demokratike. Sipas atij, Lulzim Basha e ka pasur mundësinë të evidentohej si lider, mirëpo diçka nuk bind te PD.

“Nuk është tabu që një parti të shkojë drejt shkrirjes nëse nuk prodhon risi. Nuk besoj se PD është drejt shkrirjes, sepse kuptohet edhe në një situatë kur përballja është e vështirë ajo arriti të ketë një prezencë politike. Sigurisht duhet të behen disa ndryshime në mënyrë që të tregojnë se ata janë ndryshe nga mazhoranca. Deri në momentin që PD nuk bind shumicën e shqiptarëve që ata janë ndryshe nga mazhoranca atëherë do ta kenë të vështirë të vijnë në pushtet. Besoj se zoti Basha ka patur shancin të evidentohej si lider, sepse 8 vite ne krye të PD nuk është pak. Këto 8 vite kanë treguar se diçka mungon dukshëm. Qoftë ste zoti Basha, qoftë me marrëdhënien me ish-liderin historik. Kjo duhet të zgjidhet”, e mbylli Çela.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.