Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Nuk përmbahet Lleshaj në Kuvend: Unë jam gjeneral, nuk ma ka dhënë qeveria gradën, atje ku kam konkuruar unë ju nuk futeni dot!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë interpelancës në Kuvend ditën e sotme me deputetët e opozitës në lidhje me situatën e krimit ne vend, foli edhe në lidhje me përcaktimet që i bëhen atij publikisht.

Lleshaj tha se është me gradën general dhe se këtë status e ka fituar me aftësitë e veta, nuk ja ka falur qeveria. Lleshaj shtoi se atje ku ka konkuruar ai nuk kanë shanse ato deputetë që të konkurojnë.

“Kapter është një gradë e lartë në ushtri, do kishit lodhje të madhe dhe nuk besoj se e arrinit se ka shumë standarde për t’u plotësuar. S’kam qenë kurrë kapter, kam qenë gjeneral. Gradat në ushtri, nuk i jep qeveria, i kam marrë vetë, se janë arritje profesionale. Unë kam qenë në Akademinë e Botës, ku ju edhe po të tentonit, nuk hynit dot”, i tha Lleshaj.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close