AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Lleshaj takon komisionerët e Venecias: Skenarët apokaliptikë nuk u bënë realitet

Turi i takimeve të delegacionit të Komisionit të venecias me politikanët shqiptarë, ka vijuar pasditën e sotme në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mësohet se në këtë takim është folur mbi procesin para zgjedhor dhe zgjedhor të 30 Qershorit si dhe protestat dhe qëndrimet e vazhdueshme të opozitës së bashkuar.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Lleshaj shprehet se e ka njohur delegacionin me përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit.

Shënimi i Lleshajt:

Sot pata nderin dhe përgjegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias, vlerësimet e mia lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të ngarkuar me ngjarje të pazakonta, që kulmuan me përpjekjet e shumëfishta për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend.

Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Ishin pikërisht këta faktorë, të cilët mundësuan që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin rregullisht dhe që skenarët apokaliptikë, të imagjinuar apo të dëshiruar, nuk u bënë realitet dhe që Shqipëria të mos binte në një qerthull të rrezikshëm destabiliteti.

Takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ishte mjaft profesional dhe me shumë përmbajtje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *