Ministri i Brendshëm i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kryedemokrati Basha disa minuta më parë nga selia e PD-së, kur tha se Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe më e pashpirtë e Edi Ramës duke e paralajmëruar se bashkë më këtë të fundit dhe Ardi Veliun të cilin e quajti një kriminel, se do shkonin në qelinë ku sot ndodhet ish-deputeti Bardh Spahia.
Lleshaj shprehet se Basha vijon të hedh natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve dhe Policisë, duke shtuar se kreu i opozitës është një i pandehur i shumëfishtë.
“Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, Policisë etj. Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin”, shkruan Lleshaj në Twitter.
Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, Policisë etj.
Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin.— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) June 20, 2019
(F.GJ/FAXWEB.AL)