Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Lleshaj i ngriti zërin shefit të Urbanistikës, Bozo: Nuk debatoj dot me një që s’është specialist

Inxhinierja Luljeta Bozo komentoi pak minuta më parë debatin mes ministrit Sandër Lleshaj dhe shefit të Urbanistikës në Lezhë, Nik Leka.

Gjatë një interviste për “Ora News”, Bozo deklaroi se një njeri që nuk është specialist nuk duhet të përfshihet në debat. Sipas saj, Lleshaj mund të ketë pasur të drejtë vetëm për pjesën e përhapjes së panikut.

“Duhet ta kundërshtojë dikush që është specialist. Unë nuk pranoj të diskutoj për probleme teknike me një që nuk është specialist. Ai i zyrës së urbanistikës e ka thënë sa të bazuar e ka pasur, si është përgjigjur ministri i Brendshëm nuk e di. Unë për vete nuk mund të futem në debat me mjekun, juristin se nuk e kam atë përgatitje. Ajo mund të ketë qenë e drejtë që mos përhapet panik”, u shpreh Luljeta Bozo.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *