Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Elbasani nën kontrollin e bandave? Lleshaj ia ‘lë topin’ organit të akuzës: Pyesni prokurorin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se rendi publik në Shqipëri është në nivelet më të mira historike në 30 vitet e fundit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se përgjatë gjithë vitit 2020 ka patur vetëm 45 vrasje. Ndërkohë, i pyetur lidhur me problemet në qytetin e Elbasanit dhe deklaratat e Prokurorit të Përgjithshëm për veprimtarinë e grupeve kriminale në këtë qytet, Lleshaj tha se Elbasani është nën kontrollin e autoriteteve.

Lleshaj: Për gjithë vitin 2020 janë 45 vrasje. Fenomeni nuk është në përmasa shqetësuese, kurrë nuk kemi patur një numër kaq të ulët. Rendi publik është në vlerat më të mira historike të 30 viteve të fundit.

Fevziu: Mbi ç’paramatera mbështetet?

Lleshaj: Ka disa indikatorë. Janë disa vepra penale të rëndësishme, që maten krahasohen. Nëse i shoim këto vepra kriminale jemi në nivelin më të ulët në historinë tonë.

Kemi 30% më pak vrasje se një vit më parë. Vrasje në familje 57% më pak se një vit më parë.

Fevziu: Prokurori i Përgjithshëm quan që qyteti i tretë apo i katërt i vendit kontrollohet nga bandat?

Lleshaj: Pyesni prokurorin për këtë. Qyteti i Elbasnait është nën kontroll të autoriteteve, krimi është i marxhinalizuar.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *