Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
66-vjeçari nga Lushnja, bëhet kështu viktima e dytë pas vdekjes së 73-vjeçares në Durrës nga koronavirusi, ku deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 55 persona të prekur.
Kujtojmë se pas daljes pozitive, Drejtoria e Shëndetit Publik ka njoftuar Policinë e Shtetit për të futur në karantinë familjarët e 66-vjeçarit.
Përsa i përket infektimit të 66-vjeçarit nga Lushnja mendohet se ka qenë baxhanaku i tij, i cili ka disa ditë që ka ardhur nga Italia.
Ky i fundit është vetëkarantinuar, por sipas informacioneve nuk ka shfaqur shenja të Koronavirusit.
(M.Q/Faxweb.al)