Joe Biden ka mbërritur në Capitol për ceremoninë e inagurimit, i shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden dhe zëvendës presidentja Kamala Harris e bashkëshorti i saj. Pritet që pas pak minutash të betohet si President i 46-të i SHBA.
Teksa presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të bëjë betimin mesditën e sotme në SHBA, një alarm për bombë është dhënë në Gjykatën e Lartë. Si pasojë e alarmit të gjithë personat në godinë janë evakuar. “Ekziston një kërcënim për bombë dhe Gjykata e Lartë po evakuohet”, konfirmon një zyrtar. Por mediat bëjnë me dije se ka rezultuar fals.
Më parë, Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e lamtumirës duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij dhe duke shtuar se “do të shihemi së shpejti”.
Trump theksoi se 4 vitet që lamë pas nuk kanë qenë aspak të lehta, por gjithsesi, ai dhe administrata e tij nuk u dorëzuan kurrë dhe çuan përpara punët e nisura. Ndër të tjera, Trump u ndal te pandemia duke thënë se i dërgon shumë dashuri të gjithë atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga pandemia.
Më pas, Trump u nis për në Florida dhe zgjodhi të mos marrë pjesë në inagurimin e betimit të Joe Biden.
(A.M/Faxweb.al)