Dje në Kosovë janë zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të vendit.
Mediat kosovare bëjnë me dije se procesi i votimit është mbyllur rreth orës 19:00 dhe pjesëmarrja e përgjithshme është rreth 42.42 %, nga 24 595 votues me të drejtë vote.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetarët e Komunave në Veriun e Kosovës, me shumicë serbe e kanë nxjerrë listën Serbe fituese në të katër komunat, konkretisht: Mitrovicë e Veriut, Zubin Patok, Leposaviq dhe Zveçan. Lista serbe e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi fitoi zgjedhjet nga rivalët, kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas KQZ, 24 mijë e 600 votues nga 58 mijë të regjistruar morën pjesë në zgjedhje, thënë ndryshe 40% e tyre.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor ka njoftuar se procesi zgjedhor është zhvilluar pa probleme.
Pas rezultateve të para erdhi edhe reagimi i presidentit Vuçiç, i cili tha se zgjedhjet në Kosovë treguan konfirmin të unitetetit politik të serbëve rreth interesave kombëtare dhe shtetërore të Serbisë.
“Konfirmimi rreth interesave vitale e nacionale. Njerëzit tanë kanë dëshmuar energji të madhe”, tha Vuçiç.