Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Lista “fake” me gazetarët e paguar nga Greqia, Eni Vasili-Fugës: Aaa u dekonspirove. Paskan qenë shpifje të ulëta me qëllim…

Lista që po qarkullon prej 24-orësh në disa media për një listë “fake” me gazetarët të paguar nga fondet sekrete greke ka bërë që në Shqipëri të shpërthejë një debat i gjerë në rrjet.

Në mesin e këtyre emrave në lsitë është edhe gazetarja Eni Vasili, e cila pas këtij lajmi “fake” thotë se do t’i shkojë deri në fund kësaj historie duke investiguar dhe nxjerrë të vërtetën e burimit të këtyre listave.

Në një postim të saj në rrjetet sociale në faqen e saj ajo ka pasur dhe një debat me Endri Fugën, drejtorin e komunikimit në kryeministri.

Ka qenë Fuga ai i cili ka ndërhyrë në postimin e Vasilit, ku ka shkruajtur “Ndaj shpifja duhet luftuar”. Ndërkohë Eni Vasili i është përgjigjur: “ Endri Fuga, aaa u dekonspirove dmth. Paskan qene shpifje të ulëta me qëllim për t’ju larguar të vërtetës dhe emrave realë në këtë listë”.

Endri Fuga më vonë bëri një reagim thumbues kundër Eni vasilit dhe gazetarëve që ishin të ftuar në “Open” ku ishte Sali Berisha. Fuga i konsideroi gazetarët si të ‘squllët’ përballë ish-kryeministrit.

 

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *