Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Bashkia vijon të publikojë emra pa dokument: 25 artistë të tjerë pro shembjes së Teatrit

Bashkia e Tiranës ka përditësuar listën e artistëve të cilët janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar duke shtuar 25 emra të rinj. Ndonëse nuk ka asnjë dokument që konfirmon artistët që i janë shtuar listës, thuhet se pro Teatrit të ri janë Piro Milkani, Ruzhdi Pulaha, Alfred Trebicka, Genc Fuga, Sotiraq

Bratko, Albert Minga, Dhimiter Orgocka, Agim Bajko, Nikolla Llambro, Armando Bora, Vangjel Agora, Karafil Shena, Guri Koço, Ligoraq Riza, Kristian Koroveshi, Shkelqim Jaupi, Paola Kodra, Ilda Pepi, Erjola Meta, Blerta Belliu, Mateus Frroku, Adrian Cerga, Xhuliano Brisku, Ina Gjonci, Ledjon Zoi.

Para disa orësh, u publikua lista me 60 artistë të tjerë, të cilët thuhej se kishin bërë një peticion ku i bënin thirrje krerëve të shtetit duke i kërkuar Presidentit Meta dhe kryedemokratit Basha që të mos e pengojnë teatrin e ri. Deri tani, dy artistë e kanë përgënjeshtruar Bashkinë e Tiranës. Ata janë Kozeta Kurti dhe Aleks Seitaj, të cilët thonë se nuk kanë firmosur asnjë dokument.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *