Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

EMRAT/ Nga mjekë e pedagogë deri tek ish-kryetar komune, zbardhet lista e kandidatëve të PD-së për deputet në qytetin e Elbasanit

Partia Demokratike ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pak ditë më parë kryesia e PD-së miratoi udhëzimin që i hap rrugë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet nga anëtarësia.

Procesi përbëhet nga katër faza dhe me miratimin e tij, PD thotë se ka hapur “de facto” fushatën elektorale. Udhëzimi parashikon ngritjen e një komisioni të vlerësimit të kandidaturave, që do të drejtohet nga Genc Ruli.

Ndërkohë në qytetin e Elbasanit, ku ndahen 14 mandate deputetësh, është zbardhure dhe lista me kandidatët për deputetë, të cilët janë propozuar nga struktura e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Në listën prej 26 personash të siguruar nga Faxweb.al, bie në sy kandidatë të cilët më parë kanë qenë ish-deputetë, ndër to Endri Hasa, Luciano Boci, Aurel Bylykbashi.

Po ashtu PD ka zgjedhur edhe figura me integritet akademik, si janë Gent Shabanaj, mjek; Lorenc Hastopalli – jurist; Zamir Muzhaqi – ish sekretar i pergjithshem i Prefektures; Edmond Bicoku – pedagog fizkulture; Shefqet Deliallisi – ish prefekt; Vangjel Kallajxhiu – jurist; Viktor Bello – ish drejtor Ujesjelles; Elior Vila – pedagog, Dr Informatike; Evald Serreqi – pedagog; Taulant Zeneli – ish drejtor Bashkia Tirane; Qani Xhafa – ish kryetar komune; Durim Cekrezi – ish kryetar komune;

Ndërkohë në listë për deputetë nuk kanë munguar edhe figurat femërore të cilat janë, Zheni Gjergji – mjeke; Nada Krypa – pedagoge Manaxhimi; Sonila Daiu – pedagoge Anglishteje; Eliona Gremi – pedagoge Finance; Mimoza Hasekiu – ish prefekte; Mirela Karabina – aktiviste; Etleva Haxhihyseni – pedagoge; Elsa Gega – pedagoge Marketingu; Majlinda Kaculi – ish anëtare keshilli bashkiak.

Identifikimi i kandidatëve duhet të mbyllet brenda 31 korrikut, ndërsa faza e dytë, ajo e seleksionimit duhet të përfundojë më 15 shtator, për t’i lënë kohë anëtarësisë së PD-së që të shprehet me votë mbi kandidatët deri më 30 shtator.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *