Me datë 16 Shkuirt të këtij viti SHÇBA ekzekutoi 4 urdhra të Gjykatës, për punonjës të DVP dhe DRKM Kukës, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre lejuan lirimin e Naser Gashit, i dënuar me 7.4 vite burg për trafik narkotikësh.
Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 2 punonjës policie Agim Basha dhe Kujtim Spahia, ndërsa për Ferdinand Gjetën dhe Shkëlzen Ibajn masën “Detyrim paraqitjeje” (lexo këtu).
Ndërkohë mësohet se hetimet për skandalin e lirimit të Naser Gashit, janë pushuar zyrtarisht nga Prokuroria e Lezhës. Ky institucion ka vendosur që policët të cilët liruan në shpërdorim të detyrës trafikantit e dënuar me vendim të gjykatës së krimeve të rënda Naser Gashi nuk kanë kryer vepër penale.
Me një vendim i cili është marrë në mungesë të plotë të transparencës Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka pushuar hetimet për 4 punonjësit e policisë së Kukësit mes tyre dy drejtues për shkak se nuk arrihet të provohet vepra penale megjithëse edhe pse ishin vënë në dijeni të faktit, kishin bërë të mundur lirimin e shumë të kërkuarit i arrestuar në pikën kufitare të Morinit me 17 Tetor 2018.
Ndërsa i vetmi i penalizuar deri në këto momente është ish-zv.drejtori i policisë kriminale të Drejtorisë së Kukësit Shkëlqim Pepkolaj i cili u pezullua nga policia sepse kishte vënë në dijeni eprorët për skandalin e lirimit të të dënuarit me 7 vite e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Ky i fundit nga frika e hakmarrjes nga grupet kriminale dhe duke mos gjetur mbështetje nga shteti është zhvendosur sëbashku me familjen në një vend të Bashkimit Evropian.
Pepkola ka postuar një status në rrjetet sociale ku shkruan se shteti është bërë palë me krimin dhe jo me mbrojtësit e ligjit.
Ai shton se ky është morali I qeverisë, I ministrit dhe Prokurorisë Marionetë që dirigjohet nga kryeministri.
“Kjo eshte Drejtesia Shqiptare e perçudnuar nga veglat e politikes qorre dhe pushtetit te hajduteve..!
Shqiptarë te nderuar e kuptoni tani se çdo te thote kur shteti e gjen te udhes ti behet krah kriminelit dhe jo mbrojtesit te ligjit..?!!!
Ky eshte morali i Qeverise Shqiptare.! Ky eshte morali i nje palo Ministri qyrravec dhe i nje Prokurorie marionete qe dirigjohet nga kryeministri i hajnave dhe oligarkeve te tije..!”, shkruan Pepkola.
Kujtojmë ser pavarësisht se lirimi i paligjshëm i Naser Gashit kishte ndodhur që në muajin Tetor të vitit 2018, hetimet për përgjegjësinë institucionale nisën vetëm 4 muaj më vonë, pas publikimit të fakteve të reja dhe insistimit të medias për denoncimin e rastit. Me një veprim të sforcuar me 15 shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi gjykatës që të vendoste masë sigurie për 4 punonjës të policisë kukës, mes tyre dhe shefin e komisariatit dhe drejtorit të policisë kufitare.
(F.GJ/FAXWEB.AL)