Është liruar nga detyra e zv.ministrit të drejtësisë, Toni Gogu. Arsyet e lirimit nga detyra të zv/minitrit kanë të bëjnë me detyrën e re që pritet të marrë së shpejti pasi Toni Gogu është zgjedhur kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
56 anëtarë morën pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ai u propozuar nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, i cili vlerësoi formimin e Toni Gogut si një jurist, besimtar dhe familjar shumë i mirë.
Përpara se të emërohej si zëvendës i Etilda Gjon ajt, Gogu prej gati 7 vitesh ka punuar drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë si dhe drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
(F.GJ/FAXWEB.AL)