Është liruar nga burgu në Itali, Ilir Rustemi Bajri, vëllai i Safet Bajrit. Ai u ekstradua në muajin mars në Itali, për të vuajtur një dënim për shfrytëzim prostitucioni.
Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës. Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”. Familja Bajri është një nga më të njohurat në Shkodër.