Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Lirohen autobusët në Morinë, por me një kusht ndaj qeverisë shqiptare

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, të ndaluar në pikën kufitare të Morinës, mëngjesin e sotëm.

Ky vendim vjen pas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës së Shqipërisë, përmes ambasadës në Kosovë.

“Me qëllim të evitimit të problemeve që mund t’u shkaktohen qytetarëve, të cilët e kanë më të lehtë të udhëtojnë përmes Kosovës, nga Tirana për në Bajram Curr dhe anasajelltas, MIT ka pezulluar vendimin për ndalim të dy operatorëve nga Shqipëria, deri të mërkurën.Ne presim nga autoritetet e Shqipërisë, por edhe nga këto kompani, që t’i përmbahen lejes së tyre vetëm për udhëtim transit nëpër Kosovë, dhe jo ndalesë nëpër stacione për të marrë udhëtarë”, thuhet në njoftimin e MIT-së.

Më tej u tha se për këto shkelje të vazhdueshme, janë pranuar ankesa nga operatorët vendas, të cilëve u janë shkaktuar dëme dhe të gjithashtu janë prezantuar para institucioneve përkatëse të Shqipërisë.

Për këtë çështje, bëhet me dije do të diskutohet në një takim mes komisioneve teknike të të dyja vendeve, të mërkurën.​

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *