Për lirimin nga burgu të Orest Sotës me garanci pasurore prej 50 milionë lekësh ka reaguar edhe Shkëlzen Berisha. Vetëm me dy fjali Shkëlzen Berisha ka ironizuar veprimet e fundit që kanë ndodhur në vend, për çështjen Tahiri dhe Sota.
Për daljen nga burgu të Orest Sotës ai është shrehur se pas pasaportes “Reforma” i kthen Tahirit dhe shoferin. “Pas pasaportes “Reforma” i kthen Tahirit dhe shoferin. Mbetet t’i kthejne dhe audin”, shprehet Shkëlzen Berisha.
Kujtomë që pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi rikthimin e pasaportës te ish-minsitri i Brendshëm. Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë Shqiptare nuk kanë qenë të pakta edhe ndryshimet, si shkarkmi nga detyra i Rovena Gashit, kthimi i pasaportës te Tahiri, lirimi i orest Sotës. (J.V.Faxweb)