Largimi i Cristano Roanldos nga Real Madridi dhe klami i tij tek Juventus, ka qenë tema më e diskutuar e këtyre ditëve. Për mijëra tifozë kalimi i bujshëm e Ronaldos ka qenë gati i pabesueshëm.
Ryan Giggs trajner i skuadrës kombëtare të Uellsit i cili ka qenë edhe mik i ish-yllit portugez, është shprehur se arsyeja e largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi drejt Juventusit nuk është askush tjetër përveç Lionel Messit.
Ish-shoku i Ronaldos, beson se ai ka bërë vetëm kalimin për të rritur pretendimin e tij për të qenë më mirë se rivali i tij kryesor në Spanjë. “Unë jam i befasuar, i befasuar që vendosi të largohej nga Real Madridi për të shkuar në Itali,” tha Giggs për ITV. “Unë mendoj se është një sfidë e madhe për të, por ai është duke shkuar në një klub të madh. Duke pasur atë në CV-në e tij … Real Madrid, Man United dhe Juventus. Është një CV. Do të jetë një sfidë për 33-vjeçarin”, shkruan METRO.
Gjithashtu trajneri shton: Ai është i fiksuar të jetë më i mirë se Messi. E bëri në Angli, e bëri në Spanjë, do ta bëjë në Itali. E bëri me Portugalinë. Ndoshta ndoshta do të jetë argumenti i tij kur mendon me vete: ‘A jam më i mirë se Messi’? “, përfudoi ai.
(E.V/Faxweb.al)
Ryan Giggs