Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Lindita Nikolla vonohet një orë në Komision, deputetët e opozitës largohen

Komisioni i Medias dhe Edukimit ka ndërprerë punimet ende pa nisur. Kjo pasi deputetët e PS-së së bashku me ministren Nikolla nuk kanë qenë të pranishëm, duke u vonuar prej më shumë se një ore.

Ministrja Nikolla do të raportonte në lidhje me nismën e re të ndërmarrë nga ana e qeverisë për ‘’3 lëndë në 6 orë” që do të nisë të aplikohet nga ky muaj.

Sipas burimeve të ‘’Faxweb” deputetët e opozitës e kanë konsideruar të papranueshme vonesën me rreth një orë.

Ndërsa deputetët e PS-së kanë pasur një përplasje në axhendë, për shkak se janë duke zhvilluar mbledhjen me grupin parlamentar.

Në mbledhje kryeministri Rama bëri një raport të takimeve që pati gjatë vizitës së tij në Davos.

‘’Ishte parashikuar për në orën 10:00 që të niste mbledhja e komisionit. Po shkon ora 11 dhe deputetët e mazhorancës nuk kanë ardhur.

Mendoj se është e papranueshme, është mungesë serioziteti nga ana e deputetëve përfaqësues të mazhorancës në komision.

Është mungesë respekti për kohën e deputetëve të opozitës, që kanë një orë që presin në këtë sallë. Me keqardhje të madhe ne të gjithë si deputetë konstatojmë një mungesë të theksuar serioziteti”, tha Vokshi.

Nga ana tjetër, i vetmi socialist në mbledhje, deputeti socialist, Fidel Ylli, tha se vonesa e anëtarëve të PS lidhet me mbledhjen e rëndësishme të grupit dhe se nuk është hera e parë që mbledhjet vonohen. Ai theksoi se ky është thjesht një sebep që opozita t’i shmanget problemit.

“Para se të largohen deputetët e opozitës unë do iu kërkoja ndjesë ju medieve që keni disa minuta që prisni, jo për arsye politike, por për mbledhjen shumë të rëndësishme të grupit. Nuk është hera e parë që vonohen mbledhjet, nuk bëhen fiks.

Opozita të gjithë anëtarët e komisionit i ka këtu, por ky është një sebep për t’iu shmangur problemit, pasi dhe ministrja është në korridor duke ardhur. Nuk kishte arsye politike fare”, deklaroi Ylli. 

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *