Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Lindita Nikolla e sigurt: Asnjë Universitet nuk është në kaos, problemet e UT-së s’mund t’i vishen gjithë sistemit

E thirrur në interprelancë nga ana e deputetëve të LSI-së për situatën në Universitete, ministrja Lindita Nikolla u shpreh se asnjë Universitet nuk është në koas.

Ajo u shpreh se problemet e brendshme që ka Universiteti i Tiranës nuk mund që ti vishen të gjithë sistemit.

“Vij edhe më me dëshirë që të tregoj ndryshimin me ata që drejtojnë Komisionin e Arsimit dhe të medias. Largimi im nga posti i ministrit të arsimit vonoi implementimin e Reformës, dhe miratimin e akteve  nënligjore.

Asnjë Universitet Publik nuk është sot në kaos. Problemet e brendshme që ka sot Universiteti i Tiranës nuk mund që ti vishen të gjithë sistemit. Edhe këto probleme që janë në UT do të zgjidhen shumë shpejt.

Qeveria është e angazhuar për rritjen e granteve të Universiteteve. Unë e di që gjatë 8 viteve të qeverisjes së djathtë tarifat janë rritur në mënyrë konstante çdo vit, dhe unë nuk e kam komentuar aspak këtë. Po ju nuk mund të vazhdoni me akuza dhe kur jeni në opozitë”, u shpreh Nikolla.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *