Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama i ka habitur të gjithë me look-un e ri. Linda u shfaq këtë të hënë me flokët lejla, si maska e kryeministrit Rama. Mesa duket kjo është një mënyrë e bashkëshortes së kryeministrit për t’i treguar mbështetjen e saj në zgjedhjet e 25 Prillit.
Fotot janë shkrepur gjatë homazheve të nderimit ndaj politikanit të njohur Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë këtë të hënë nga Covid-19.
Kujtojmë se deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajturpo ashtu disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
(R.G/Faxweb.al)