Presidenti i vendit Ilir Meta në ditën e tij të lindjes është bërë nostalgjik dhe ka shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’ një foto të banesës ku ai u rrit në Skrapar.
Duke bërë një historik të shkurtër të banesës së të parëve të tij, e cila është djegur dy herë nga pushtuesit dhe është rindërtuar më e madhe, Meta jep sinjale të forta politike për 25 Prillin, të cilin e konsideron si rindërtimin e tretë.
Postimi i plotë: Sot, në ditën e lindjes time kujtoj me nostalgji shtëpinë e gjyshit të madh, në Çepan të Skraparit, ku u linda më 24 mars 1969.
Krenar, që linda në një shtëpi, që u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u rindërtua më e madhe.
Pas 25 prillit, më duhet ta rindërtoj për herë të tretë, së bashku me kushërinjtë e mi edhe në nderim të dhjetëra partizanëve të plagosur, të cilët kjo shtëpi i mirëpriti si Spital Partizan gjatë “Operacionit të Dimrit”.
MALET TONA MË TË LARTA!