Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Liljana Elmazi: Lufta mes grupeve, rrezik për partinë

Deputetja Liljana Elmazi, në këto ditë të vështira për Partinë Demokratike, bën sërish thirrje për bashkim. Sipas Elmazit, demokratët janë më të fortë nëse janë të bashkuar sesa të përçarë.

Elmazi kujton dy grupet e krijuara brenda PD-së, njëri pro dhe tjetri kundër Bashës, duke thënë se janë njëlloj të rrezikshëm për bashkimin,  sepse nxisin ndarjen e partisë.

“Ne kete moment te veshtire ku ndodhet PD sot, per mendimin tim , duke i meshuar fort bashkimit dhe jo perçarjes, per ta ringritur shtepine tone te perbashket me te forte se me pare, si ata qe bejne rolin e avokatit dhe te tjeret qe bejne ate te prokurorit ndaj dy grupimeve brenda partise, jane njelloj “te rrezikshem ” per bashkimin, sepse vetem nxisin me fort perçarjen apo ndarjen e Partise !

Ishim bashke e Rama me miliardat e droges na mundi. Miliardat i ka prape, mendoni ç’ na ben po te perçahemi e ndahemi … Une sdua ta shkoj fare ne mendje kete ! Une nuk i ndaj qorrazi e pa mendje fare ne te miret e te keqinjte, por ne anetare te se njejtes familje politike, ku ka dhe perfekte, normale, por dhe me te meta e vese.

Per mua, edhe nese te nje njeri raporti i se mires me te keqen eshte 5% me 95%, une do ta ndihmoja qe te ndryshoje kete raport , madje dhe ta permbysja!!! Tani , secili prej nesh le te shohe brenda vetes kete raport e te behet me i mire se ç’ eshte !!! Te tjetri , te nxisim permiresimin! Fiton ai, fitojme te gjithe!”, shkruan Elmazi.

Kujtojmë se PD po kalon një fazë të vështirë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, ku janë krijuar dy grupe, njëri pro dhe tjetër kundër kryetarit aktual të kësaj force politike, Lulzim Bashës. Kujtojmë se aid he Eduart Selami, garojnë për zgjedhjet për kreun e PD-së që do mbahen më 22 korrik. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *