12:37 | 10/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lija e majmunit / Çfarë duhet të dimë dhe kujdesi që duhet të tregojmë ndaj këtij Virusi

14:50 | 27/07/2022
në Flash, Kryesore, Shëndeti, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lija e majmunit / Çfarë duhet të dimë dhe kujdesi që duhet të tregojmë ndaj këtij Virusi

Në ditët e sotme krahas Covid-it që është rikthyer fuqishëm duke rritur numrin e të infektuarve, një
tjetër alarm po ngrihet nga OBSH-ja dhe është pikërisht Lija e Majmunit, duke e shpallur edhe
emergjencë globale.

Për më shumë mbi këtë virus na informon prof.dr.Arben Pilaca, mjek infeksiolog pranë spitalit Hygeia.
Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën nga kafshët e egra dhe që ndonjëherë transmetohet
edhe te njerëzit.

Ky virus fillimisht u shfaq në ato të ashtuquajtura territoret e veta, siç janë vendet e Afrikës qendrore dhe perëndimore, por përhapja e këtij virusi jashtë këtyre territoreve, pra edhe në vende që nuk mendohej se mund të shfaqej, si në Europë, Amerikë, Kanada, Azi, nëe rreth 70 shtete (afërsisht 16,000 të infektuar), të cilat kanë sinjalizuar prezencën e këtij lloj virusi, duke bërë që ky virus tashmë të konsiderohet si infeksion epidemik. Prandaj nisur nga vlerësimi i situatës OBSH-ja ju ka bërëthirrje të gjithë shteteve të shtojnë kujdesin karshi këtij virusi.

A ka mbërritur ky virus në Shqipëri?

Deri më tani në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të infektuar nga ky virus, por kjo nuk do të thotë qe ne nuk duhet të marrim masa me qëllim që të jemi të përgatitur për mënyrën sesi duhet të sillemi në rast se ky virus do të shfaqet edhe në vendin tonë.

Kur duhet të fillojmë të fillojmë të shqetësohemi, pra cilat janë ato shenja që duhet të jenë kambanë
alarmi?

Dy janë gjërat që duhet të kemi parasysh, të ndajmë personat që janë të dyshuar se janë prekur dhe ata
që janë të konfirmuar si të tillë. Rekomandimet e OBSH-së janë të qarta, pra të dyshuar konsiderohen
ata persona që kanë patur kontakt apo kanë ardhur nga zona që konsiderohen si vatra të këtij virusi, dhe në këto raste, pavarësisht nëse kanë apo jo shenja, rekomandohet që këta persona duhet të
vetëizolohen për 21 ditë. Ndërsa në raste kur personat manifestojnë edhe shenja të tipit kruarje, irritime në lëkurë (pucrra apo çarje), temperaturë, ethe dhe lodhje atëherë ata duhet të paraqiten menjëherë pranë institucioneve shëndetësore me qëllim që të testohen nëse janë ose të prekur nga ky lloj virusi.

A është ky virus jetëkërcënues?

Përsa i përket këtyre lloj infeksionesh që kanë prejardhjen nga kafshët dhe transmetohen te njerëzit nuk kemi shumë eksperiencë, por nga rastet që kemi deri më tani mund të themi që nuk kemi patur raste që janë jetë kërcënuesenë, pra nuk kemi të dhëna që kemi të bëjmë më një virus të rrezikshëm.
Një ditë më parë Komisioni Europian miratoi vaksninën Imvanex, vaksinë që dikur është përdorur për
linë e zezë, kjo me qëllim për të përmirësuar gadishmërinë mbrojtëse të vendeve kundër këtij virusi.
Pra kemi të bëjmë me një vaksinë që në vendin tonë është përdorur deri në vitin 1980 kundër Lisë së
Zezë. Mund të themi që kemi ngjashmëri midis këtyre dy sëmundjeve duke qenë se po përdoret e
njëjta vaksinë? Lija e zezë dhe lija e majmunit kanë afërsi pra deri diku konsiderohen të të njëjtës familje, prandaj edhe personat që dikur kanë qenë në kontakt, pra janë vaksinuar për linë e zezë janë më të mbrojtur nga Lija e Majmunit rreth 80-85%, pra personat që kanë bërë këtë vaksinë preken pak ose aspak nga ky virus dhe ky është një lajm i mirë. Pra nuk jemi përpara një situate krejtësisht të panjohur siç ishim në rastin e Covidit, pra duhet t’I ndajmë, me Linë e majmunit nuk kemi të njëjtën shpejtësi dhe mënyrë transmetimi sic kishim me Covidin, Lija e majmunit ndryshe nga Covidi kërkon një kontakt të ngushtë fizik me personin apo kafshën e infektuar, apo kontakt me mjetet që janë prekur nga të infektuarit, por, gjithësesi mund të themi që ekspertët janë akoma në studim e sipër të këtij lloj virusi, për të kuptuar më mirë mënyrën dhe shkallën e infektimit që ky virus ka te njerëzit.

ShareTweetSendShareSend
Pas

Akuzat tronditëse nga Spanja, Neymar rrezikon deri pesë vite burg

Para

Meta bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit? Alibeaj: Pata ftesë të papritur nga Nikolla, mbështesim hapjen e dosjeve

Para
“A keni frikë nga rrjedhja e votave”, Enkelejd Alibeaj kundër Sali Berishës: PD-ja ime nuk do të jetë nesër në Kuvend për presidentin e ri

Meta bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit? Alibeaj: Pata ftesë të papritur nga Nikolla, mbështesim hapjen e dosjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

Asnjë fatalitet nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

Eurostat: Shqipëria, me përqindjen më të lartë të popullsisë së rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social në Europë

Policia franceze vret një person të armatosur me thikë në aeroportin e Parisit

(FOTO) Ky është autori i vrasjes në Krujë, qëlloi me armë 55-vjeçarin pas sherrit për drutë e zjarrit

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete në Pogradec, plagoset një këmbësor

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, pranga administratorit të Call Centerit në Tiranë, procedohen 5 punonjëset

Arratiset nga burgu vrasësi i dyshuar i Nevila Pjetrit dhe transgjinores, ja si u kap në stacionin e metrosë…(DETAJET)

Situata e zjarreve/ 28 vatra në 24 orët e fundit, 4 vijojnë ende aktive

“Rama të kërkojë falje”/ 34 vite nga ekzekutimi i poetit Havzi Nela, mbahet ceremonia përkujtimore në Kukës (VIDEO)

Tentuan të trafikonin 1 ton drogë në mes të detit, gjykata jep vendimin për 3 skafistët

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.