Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Bëjini të paaftë që ta përsërisin”, kryeministri jep ”ok”-in, përdhunuesit do të tridhen

Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka miratuar në parim një ligj që lejon kastrimin kimik të përdhunuesve të dënuar.

Ky vendim mund të konsiderohet kompromis, pasi kryeministri i Pakistanit kishte thënë se përdhunuesit duhet të varen publikisht, por kjo nuk do t’i dëmtonte reputacioni kombit ose marrëdhëniet tregtare me Evropën.

Drafti i ligjit do të përfshijë gjithashtu rritjen e roleve të grave në polici, ndjekjen e shpejtë të rasteve të përdhunimit, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave dhe një bazëë të dhënash përdhunuesish. Sipas Khan, ligji do të jetë transparent dhe do të zbatohet në mënyrë rigoroze.

Khan tha se përdhunimi do të ndahet në shkallë, siç ndodh me vrasjet. “Kur të ketë përdhunim të shkallës së parë, tredhini. Bëjini të paaftë që ta përsërisin”, tha ai.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *