8 kontrollorë janë mbajtur në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi u shoqëruan rreth mesnatës së djeshme, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Faxweb.al ka siguruar dhe emrat e personave që mbahen ende në drejtorinë e Policisë, edhe pse nuk u është prerë një fletëarresti, pasi situata ligjore për rastin e tyre është e paqartë.
Te shoqëruar janë: Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani dhe dy persona të tjerë.
Sipas burimeve të Policisë një pjesë e kontrollorëve janë dorëzuar vullnetarisht në Polici, ndërkohë që pjesa tjetër janë shoqëruar teksa qëndronin në një hotel pranë punës së tyre në Rinas.
Fax News transmetoi dhe pamjet e momenteve të shoqërimit rreth mesnatës, si dhe dëshminë e menaxherit të hoteli, i cili tha se punonjësit e policisë kishin marrë dhe dy persona të stafit në komisariat. (Lexo edhe ketu)
Edhe pse Rama dhe Balluku u dhanë kohë kontrollorëve që të ndryshonin qëndrim deri mëngjesin e sotëm, duket se pabesisht gjatë mesnatës ata kanë vënë në jetë planin për shoqërimin e tyre, ndërkohë që prej mesditës në Rinas ka shkuar dhe ushtria.
Puna në Aeroportin e vetëm të vendit është e pezulluar prej ditës së djeshme, deri në orën 10 të paradites së sotme, dhe mbetet për t’u parë nëse një pjesë e kontrollorëve do të kthehen në punë, duke rënë pre e presionit të qeverisë.
Faxweb.al raportoi që prej mbrëmjes së djeshme se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur.
Po vijojnë veprimet hetimore ne drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.
(E.K/Faxweb.al)