Gazetari i medias belge “La Dernier Heure” Gilbert Dupont, i cili pak ditë më parë publikoi lajmin se një nga më të kërkuarit në Belgjikë, Safet Rustemi, jeton në Shkodër, pa i hyrë gjemb në këmbë dhe në lidhje me politikën, ka dhënë një intervistë për Fax News.
Gazetari thotë se informacionin për aktivitetin në Shkodër të Rustemit e ka të konfirmuar nga burime nga Tirana, teksa shton se shkodrani, përmes disa miqve të tij vijon ende trafikun në Hollandë.
Lidhur me përmendjen e emrit të deputetit të PS-së Luan Harusha, se ky i fundit është ndihmuar në zgjedhje nga Rustemi, gazetari u shpreh se ky është një informacion që e ka marrë në media, përmes letrës që policë i kanë dërguar Berishës.
Depont shkoi më tej duke thënë se në rast se Harusha pretendon se këto informacione janë të pavërteta, atëherë të bëjë akuzë për shpifje.
Kujtojmë se 33-vjeçari Safet Rustemi ka marrë një dënim me 9 vite burg, për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.
Intervista e plotë:
1-A keni të dhëna nëse vëllezërit e Safet Rustemit janë në Belgjikë ?
Jo. Për sa kam informacion, asnjë nga ata nuk gjendet në Belgjikë. Natyrisht që nëse Safet Rustemi (Bajri) do të shkelë në territorin belg, ai do të arrestohet menjëherë.
2-Keni folur për ngjarjen në Tiranë? Data e vërtetë e incidentit në Evasion Bar është 21 Dhjetor, jo 30. A jeni i sigurtë në burimet nga Tirana ?
Sa për datën e ngjarjes në Evasion Bar, mund të kem gabuar në datën e saktë. Mirëpo, nël idhje me burimet e mia, besoj se janë të sigurta, sepse si në Belgjikë ashtue dhe në Shqipëri, mund të ndiqem penalisht në rast të shpikjes së një informacioni të rremë. Megjithatë, besoj se në Shqipëri, është shumë e lehtë të verifikohet saktësia e ngjarjes në fjalë mbasi atje, në Shkodër, ka ndodhur incidenti dhe me sa kam informacion, ngjarja ka qenë e filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
3-Keni përmendur emrin e një deputeti të Partisë Socialiste. E keni konfirmuar këtë informacion ?
Këtë informacion nuk e kemi konfirmuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Mirëpo, në letrën që policët e Shkodrës i dërgonin ish-presidentit dhe Kryeministrit Sali Berisha, dhe që u botua në profilin e tij publik në facebook, aty policët flisnin për ndërhyrjen e atij deputetit në fjalë për të mos e shqetësuar Safet Rustemin (Bajri) !
Sipas meje, edhe po të kishte ndodhur një gjë e tillë, nuk do të habitesha jashtë mase duke patur parasysh të gjitha raportet e ndërkombëtarëve që e vënë në dukje nivelin e lartë të korrupsionit dhe të lidhjeve t kriminelëve me politikën dhe politikanët në Shqipëri. Madje edhe shtyrja e datës së hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është i lidhur direkt me këtë fakt ndër të tjera.
Më duhet të shtoj se nëse deputeti në fjalë i konsideron si shpifje të thënat e policëve, mund ti drejtohet gjykatës për të fituar të drejtën e tij që ja garanton ligji. Fakti që deri sot nuk ka ndodhur kjo gjë, lë për të deshiruar….
4-A ka ndonjë kërkesë për ekstradimin e Safet Rustemit nga policia belge ?
Me sa di unë, Safet Rustemi (Bajri) është futur tashmë në listën e personave të kërkuar nga polici dhe drejtësia belge. Nga momenti kur të identifikohet zyrtarisht vendndodhja e tij, mendoj se autoritetet belge do ti drejtohen autoriteteve përkatëse për ekstradimin e tij për në Belgjikë ku do të vuajdënimin e tij 9 vjeçar.
5-A vazhdon aktiviteti i Safet Rustemit në Belgjikë sot ?
Nuk kemi të dhëna zyrtare për këtë pikë. Sipas informatave jo-zyrtare qëkemi, por akoma jo të konfirmuara, ka mundësi që SafetRustemi (Bajri) të vazhdojë disa aktivitete këtu në Belgjikë përmes disa shokëve të tij.
6-Ka patur një çeshtje të mëparshme, për Mark Frrokun, që kërkohej në Belgjikë, por policia shqiptare nuk e ekstradonte. Ai u bë deputet në Shqipëri dhe më pas u arrestua për shkak të presionit mediatik. Keni dijeni për këtë rast ?
Sigurisht që po. Kam shkruar një seri artikuj në lidhje me këtë rast, disa që janë botuare dhe në shtypin tuaj në Shqipëri gjatë vitit 2016-2017. Të gjithë artikujt e mi gjenden në linkun e gazetës La Dernière Heure. Pas marrëveshjes ndërmjet gjykatës belge dhe asaj shqiptare, Mark Frroku u rigjykua në Shqipëri ku fitoi pafajsinë e tij në lidhje me krimet për të cilat Belgji ka kërkuar ta dënonte.
Megjithëse për ne nuk është e kuptueshme se si dy gjykata, belge dhe ajoshqiptare, mund të arrinin në dy vendime diametralisht të kundërta, pra e para me dënim 10 vjet burg dhe tjetra, me pafajësi, ne e respektojmë sepse është vendim gjykate. Ajo që na ka shokuar këtu është fakti se në Shqipëri mund të bëhet deputet një kriminel aponjë i hetuar si i tillë. Kjo tregon nivelin e përgatitjes së institucioneve shqiptare për tu integruar, një ditë, në BashkiminEuropian, gjë që ka ende kohë për të ndodhur fatmirësisht !
7-Sa raste bashkëpunimi për çështje të tilla ka mes policisë belge dhe asaj shqiptare ?
Sipas të dhënave që disponoj, raportohet që niveli i bashkëpunimit mes policisë belge dhe asaj shqiptare është i mirë. Natyrisht, përveç rasteve zyrtare dhe publike, si rasti i Safet Rustemit (Bajri), policia belge nuk komunikon për rastet që janë akoma në hetuesi kështu që nuk disponojmë ndonjë shifër të saktë në lidhje me pyetjen tuaj.
(E.K/FAXWEB.AL)