Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Lidhen prej flokësh”, motrat Istrefi publikojnë klipin e ri muzikor

Prej disa kohësh është përfolur në media për bashkëpunimin muzikor të motrave Istrefi, Norës dhe Erës.

Më në fund ky duet u publikua nga dy këngëtaret.

Kënga ritmike “Nuk e di” e Erës dhe Norës pritet tanimë të pushtojë lokalet verore dhe klubet e natës. Kënga në fjalë flet për dashurinë ndaj një mashkulli, i cili nuk është më pranë “saj”.

Sa i takon videoklipit të shumëpritur, sekuencat vërtiten rreth motrave Istrefi të cilat shfaqen të lidhura prej flokësh, të kombinuara në ngjyra, rroba e stil, si dhe mjaft sensuale.

Ky duet mund të përkthehet si një lëvizje e mirëmenduar e Era Istrefit, e cila prej disa kohësh është katapultuar në tregun ndërkombëtar muzikor, për të tërhequr në këtë të fundit edhe Norën.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *