Serbia udhëheq deri me tani Ballkani në betejën kundër COVID19. Sot, numri në total i të vaksinuarve të huaj në Serbi ka arritur në 7500.
Numri më i madh u arrit ditën e djeshme, pas thirrjes së autoriteteve serbe që kush shkon në fundjavë në Serbi, mund të vaksinohet falas, referuar biznesmeneve te Ballkanit.
Presidenti i dhomës së Tregtisë, Marko Cadez deklaroi se janë 7500 biznesmenë të vaksinuar në Beograd dhe Nish. Sipas autoriteteve serbe, vaksinimi i sipërmarrësve nga Ballkani nuk do të ndikojë në procesin e vaksinimit në Serbi.
Cadez ka pohuar se numri më i madh i të vaksinuarve vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi. Serbia “po bëhet përsëri qendra e rajonit“.
“Vaksinimi i biznesmenëve nga rajoni nuk ndikon në procesin e vaksinimit të qytetarëve serbë, pasi Dhoma e Tregtisë e Serbisë siguroi vaksina përmes një fondi të veçantë,” -shtoi ai.
Dje, mijëra qytetarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Herzedovina kanë shkruar sot në Serbi për tu vaksinuar. Teksa shumica e vendeve të Ballkanit janë në krizë me pandeminë dhe nuk kanë mundur të marrin asnjë vaksinë anti-Covid, Serbia ‘mburret’ se ka marrë furnizime të bollshme vaksinash duke ftuar edhe vendet e rajonit që ti bashkohen.
(E.H/Faxweb.al)