Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksident me një të vdekur në Librazhd, 3 të tjerë të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person si dhe janë plagosur tre të tjerë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina ndërsa ende nuk dihet emri i viktimës si dhe të tre personave që kanë mbetur të plagosur.

Këta të fundit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Prrenjasit për gjendjen në të cilën ndodhen do të raportojmë në vijim.

Policia ka mbërritur në vendnin e ngjarjes për të mbledhur materiale që do të ndihmojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *