Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e goditjes këmbësori ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews në vendin e ngjarjes ndodhet makina tip ‘volswagen’ e rrethuar me shiritat skenë krimi, ku përpara saj dallohen qartësisht njollat e shumta të gjakut.