Zbardhen detaje nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ndërsa fillimisht u raportua për 2 efektivë të plagosur të policisë, ndërkohë kjo e fundit ka dalë me një variant zyrtar duke raportuar vetëm dëme materiale.
Sipas bluve të Lezhës, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor Klisman Nikolli.
Nga raportimi i Policisë, thuhet se nuk ka persona të lënduar ndërkohë si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi Lekë Përjaku banues në Spiten i cili është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë, burime për Faxweb.al raportopjnë se më herët se të ndodhte aksidenti ka pasur të shtëna me armë zjarri, dyshohet mes Lek Perjakut dhe Policisë, ç’ka më pas pasohet nga ngjarja përgjatë ndjekjes së autorit.
“Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së “automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor Klisman Nikolli.
Nuk ka persona të dëmtuar ka vetëm dëme materiale. Si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi Lekë Përjaku banues në Spiten. Po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet proceduriale”, njofton Policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)