Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Të shtèna me ármë zjárri në Lezhë, raportohet për të plágosùr

Të shtëna me ármë zjárri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë ku raportohet të jetë plagosur një person, i identifikuar me inicialet A.D. Ai ka marrë plagë në krah dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes që ka ndodhur në Lezhë-Milot, pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtënat.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana  ende të paqarta është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë  dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *