Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Lezha “zhytet në errësirë” pas stuhisë së fuqishme, cilat zona mbeten pa energji elektrike

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në njësnë administrative të Lezhës. Një pjesë e qytetit është zgjuar pa energji elektrike dhe vijon të mbetet “në errësirë”.

Pa energji elektrike kanë mbetur njësitë administrative të Zejmenit, Ungrejt, Kallmet, Blinishtit, Dajçit dhe lagjet “Demokracia” (Gryke-Zeze) dhe “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Ndërkohë edhe në jug të vendit, ka pasur përmbytje në disa zona ndërsa pushuesit kanë braktisur bregdetin pasi stuhia e fortë ka shkatërruar cadrat, shezlonget si dhe lokalet pranë. Policia ka bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *