AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 35-vjeçari nga Kavaja

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës.

Fax News raporton se bëhet fjalë për shtetasin Nael Shala(Fatri Krasniqi) 35 vjeç, banues në Kavajë.

Mësohet se gjatë kontrolleve rutinë Shala është arrestuar në flagrancë pasi teksa udhëtonte me një mjet tip Benz, u zbulua se dispononte armë zjarri pistoletë tip Bereta dhe 17 fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ngjarja ndodhi në rrugën Golem-Durrës ( në Plepa), ku Shala ishte pasagjer në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *