Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe Fundit

Lëvizjet, Llalla merr në Prokurorinë e Përgjithshme Fushën e Trocin

Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka miratuar disa lëvizje të propozuara nga anëtarët e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Kështu, drejtuesi i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme. Por mësohet se pas daljes së dekretit njëherësh Fusha, është komanduar nga Llalla si drejtues edhe i prokurorisë së Tiranës.

Në Prokurorinë e Përgjithshme, është transferuar dhe drejtuesi i prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci, i cili njihet si një nga prokurorët që urdhëroi arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani.

Mësohet se pas marjes së drekretit tek Presidenti, Llalla ka vepruar njësoj si me rastin e Petrit Fushës, duke komanduar Trocin drejtues në Prokurorinë e Vlorës.

Këto lëvizje janë argumentuar nga Llalla për vijimin e organizimit të punës në këto dy prokurori, që kanë goxha peshë.

Lëvizje të tjera Llalla ka propozuar tek Nishani për dekretim si Dritan Ginën, Deniona Katron, Ardian Yllin, i cili nga drejtues në Fier, transferohet në Durrës.

Ndërkohë drejtuesi aktual i Task-Forcës Tiranë, Ndini Tavani është caktuar prokuror i thjeshtë pranë kësaj prokurorie, dhe vendin e tij e ka zënë Deniona Katro.

Lëvizjet në prokurori

Petrit Fusha nga Prokuroria e Tiranës, emërohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Fusha njëherësh komandohet dhe drejtues në prokurorinë e Tiranës

Ramadan Troci nga Prokuroria e Vlorës, emërohet në Prokurorinë e Përgjithshme .Troci njëherësh mësohet të jetë komanduar nga Llalla si drejtues i prokurorisë Vlorë

Dritan Gina nga prokuroria e Durrësit, emërohet në prokurorinë e Tiranës.

Deniona Katro nga prokuroria e Durrësit, drejtuese Task-Force në Tiranë.

Ardian Ylli nga drejtues prokurorie në Fier, emërohet prokuror në Durrës.

Ndini Tavani, nga drejtues Task-Force në Tiranë, prokuror pranë kësaj njësie në Tiranë.
/Shqiptarja.com

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm