Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Lëvizja e qytetarëve në BE/ Rama: Mos më pyesni mua, ne jemi në rregull në oborrin tonë, ata të flasin vetë! Varhelyi: Mos e shikoni si çështje politike, sapo të fillojë sezoni veror…

Në konferencën e përbashkët, një prej gazetarëve shtroi pyetjen drejt kryeministrit Edi Rama dhe ndaj komisionerit Oliver Varhelyi lidhur me periudhën kur mund të bëhet e mundur lëvizja e lirë e qytetarëve në vendet e BE.

Në përgjigjien që dha, kryeministri Rama tha se Shqipëria ishte në rregull përsa i përket kësaj pjese dhe se vendimarrja për këtë gjë i takonte Bashkimit Europian.

Ndërsa komisioneri u shpreh se kjo ishte një situatë e pakëndshme për të gjithë dhe se vendimi për këtë cështje u takonte vendeve anëtare në varësi të situatës epidemiologjike që po kalojnë. Më tej ai tha se me hapjen e sezonit veror në korrik, kjo çështje do t’i përkiste të shkuarës, duke nënkuptuar rikthimin e normalitetit në lëvizje.

Kryeministri Edi Rama: Ma bëri mua të parit pyetjen por duhet të flasë BE sepse lëvizim në oborrin e tyre, se ne jemi në rregull në oborrin tonë. Për oborrin e tyre flasin ata.

Komisioneri Oliver Varhelyi: Sic e dini komisioni ka bërë një rekomandim pasi kjo është përgjegjësi e shteteve të tjera të cialt vendosin për lëvizjen e lirshme. Pra janë vendet anëtare që duhet të shohin për të hequr kufizimet që kanë vënë. Shikojmë që situata në Ballka është përmirësuar, shoh që ka edhe marrëveshje dypalëshe për njohje reciproke të certefikatës së Covid-19. Ky proces do të përshpejtohet dhe kur të arrijmë një nivel më të madh vaksinimi atëherë do të ketë një lehtësim. Të gjithë e kemi vuajtur kët gjë, por e gjitha kjo varet nga situata e pandemisë së Covid-19. Mos e shikoni si cështje politike apo diplomatike. Me të filluar sezoni veror në korrik do të shihni që kjo cështje do t’i përkasë të shkuarës.

Kryeministri Edi Rama: Ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë, fijen e lidhur, e vazhdojmë. Cfarëdo të bëjnë ata që janë te trau po të shkojmë ne atje me standarte atëherë do jemi në rregull. Kini besim, jemi në rrugën e duhur, jemi me fat sepse ajo që ka ndryshuar ndër shekuj, është pikërisht BE që na ka dhënë mundësinë që të kalojmë traun dhe të lidhim fijet se i kishim fijet…”

(B.V/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.