Avokati i njohur Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në emisionin ‘Zgjohu’ në Fax News ku ka prezantuar vizionin e lëvizjes që ai drejton për zgjedhjet e 25 Prillit. Goxhaj tha se koalicioni qytetar është në një aleancë me partinë ‘Për Atdheun’ të Kreshnik Osmanit, dhe po bëjnë kërkesa për tu regjistruar në KQZ, por fillimisht duhet që të mbledhin rreth 5 mijë firma.
Goxhaj tha se në këtë lëvizje pret që të bashkohet të gjithë qytetarët që nuk e gjejnë veten te partitë e vjetra politike, dhe se ata nuk do të bashkëpunojmë me asnjë nga partitë që do drejtojnë vendit pas Prillit.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Kastriot Çipi se sa mandate synojnë në zgjedhjet e ardhshme, Goxhaj bëri një parashikim optimist, nga 5-10 mandate. Megjithatë avokati pranoi se fushata për ta do të jetë e vështirë, pasi përballen me një censurë të mediave, përveç Fax neës, ndërkohë që dhe buxheti që kanë në dispozicion është i ulët. Për ta ilustruar këtë, Goxhaj tha se ata lëvizin nga një qytet në një tjetër me një makinë me gaz, e cila ka kosto të ulët.
“Koalicioni qytetar për Shqipërinë është i qytetarëve, pas shumë peripecive ne jemi në një marrëveshje me partinë e Kreshnik Osmanit, për Atdheun dhe synojmë të jemi pjesë në zgjedhjet e Prillit. Lista do të jetë e përbërë nga qytetarët të cilët do të jenë dhe kandidatë për deputetë, alternativa jonë është antiestablishment.
Përveç nesh në këto zgjedhje do të jetë dhe lëvizja sorosiane Nisma Thurje, apo socialistët radikalë të Vetëvendosjes, është krjuar për herë të parë mundësia që qytetarët të mund të votojnë një parti që është jashtë establishmentit.
Ne duam që të krijojmë alternativë, ne nuk na shkon mendja që të jemi pjesë e qeverisjes, dhe të premtojmë vende pune. Ne besojmë se këta që janë në pushtet, PD dhe PS kërkojnë që të nxjerrin jashtë loje LSI, mund të ketë një marrëveshje të tyre për të bashkëqeverisur, ka qenë në plan që nga viti 2015, mjafton të shohësh për këtë mënyrën sesi opozita po mban qendrimet e saj në KQZ.
Edhe pse i kemi dorëzuar dokumentet KQZ ende nuk na ka regjistruar si parti, jemi në kushtet e një presioni esktrem, po luftojmë për një fushatë elektorale pa lekë, lëvizim me një makinë me gaz, që nuk ka shumë shpenzime. Ne besoj se mund të arrijmë nga 5 deri në 10 mandate deputetësh, e di që dikush mund të thojë që 10 nuk i arrijmë as për 100 vite, por iu them se në zgjedhjet e 2017 shumë qytearë u gjetën të papërfaqësuar.
Ne nuk bashkëpunojmë me Sorosin, dhe rrjedhimisht nuk bashkëpunojmë me Rudina Hajdarin dhe Nismën Thurje.
Në faqen Përshqipërinë.al, mund të shkarkojnë formularin dhe të plotësojnë të dhënat, në mënyrë që ne të mund të garojmë në zgjedhje”, u shpreh Goxhaj.
(E.K/Faxweb.al)