18:48 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Leskaj merr pjesë në Ditën e Shqipërisë në Parlamentin e Izraelit: Investimet izraelite janë të mirëpritura

10:41 | 18/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Leskaj merr pjesë në Ditën e Shqipërisë në Parlamentin e Izraelit: Investimet izraelite janë të mirëpritura

Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, njëherazi dhe kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael, ka marrë pjesë në Ditën e Shqipërisë në Parlamentin e Izraelit, Knesset. Në këtë vizitë ajo ishte e shoqëruar  nga Anastas Angjeli dhe deputetja Silva Caka.

Dita e Shqipërisë është një eveniment që zhvillohet për herë të parë në Parlamentin e Izraelit, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Knesset, Yuli-Yoel Edelstein. Në këtë takim  Edelstein nënvizoi se kjo vizitë është një dëshmi e bashkëpunimit në rritje ndërmjet dy vendeve dhe i shërben forcimit të lidhjeve mes të dy parlamenteve. Po kështu Edelstein vuri në dukje rëndësinë e diskutimeve mbi projektet e përbashkëta në fusha me interes reciprok si ajo e energjisë, inovacionit, bujqësisë, turizmit, etj.

Gjatë fjalës së tij ai vlerësoi përfshirjen në një kapitull të veçantë të lëndës së historisë në shkollat izraelite, i cili evidenton kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. “Ne përherë me mirënjohje vlerësojmë faktin se Shqipëria, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte i vetmi vend në Europë, në të cilin numri i komunitetit hebre u dhjetëfishua në mbarim të saj. Mjafton ky fakt për të thënë gjithçka”, tha  Edelstein. Të njëjtën mirënjohje dhe vlerësim Kryetari i Knesset shprehu dhe në një takim të veçantë kokë me kokë me Leskajn. 

Edhe Leskaj vlerësoi marrëdhëniet e ngushta të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve. Nënkryetarja e Kuvendit vuri theksin në vlerat e përbashkëta që ndajnë popujt të tolerancës fetare, demokracisë, respektit për të drejtat e tjetrit.

Ajo vuri në dukje qëndrueshmërinë e marrëdhënieve mes dy parlamenteve dhe vendeve që kanë krijuar një bazë të mirë për të avancuar veçanërisht në aspektet e ekonomisë, përmes projekteve të rëndësishme zhvillimore në fushën e energjetikës, të teknologjisë së informacionit, të infrastrukturës, bujqësisë, etj. “Në këtë kontekst, investimet izraelite në Shqipëri janë të mirëpritura në të gjitha ato fusha që paraqesin interes reciprok”, u shpreh ajo.

Në kuadër të Ditës së Shqipërisë, takime të rëndësishme u zhvilluan dhe ndërmjet Grupeve Parlamentare të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku morën pjesë dhe Nënkryetarët e Knesset, Yoel Hasson dhe Yehiel (Hilik) Bar. Një takim i veçantë u zhvillua dhe me Kryetarin e Nënkomisionit për Politikën e Jashtme, z. Robert Ilatov. Në bashkëbisedimet me palëve u diskutua për situatën në rajonet respektive, si dhe për bashkëpunimin jo vetëm dypalësh, por edhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe.

Dita e Shqipërisë në Parlamentin e Izraelit vijoi me çeljen e ekspozitës “Shqipëria përmes syrit fotografik”, në të cilën u paraqitën fotografi historike dhe artistike nga Shqipëria e viteve 1991-të dhe e vitit 2016-të, në fokusin e fotografit izraelit, Doron Bacher, i cili gjatë këtyre 25 viteve realizoi një set fotografish që nga emigrimi i komunitetit shqiptaro-hebre në Izrael e deri në ditët e sotme, duke vënë në dukje ndryshimet pozitive të Shqipërisë në këto vite. 

Pjesë e axhendës, ishte dhe një vizitë në qytetin e vjetër historik, Shfaram, ku Leskaj u mirëprit nga Nënkryetari i Parlamentit të Izraelit, njëherazi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri, Hamad Amar. Me interes të veçantë u paraqitën dhe vizitat në institucione të rëndësishme të edukimit të lidershipit në Jerusalem.(J.V/Shuplaka)

 

leskaj

Etiketa: izraelValentina Leskaj
Pas

ISIS nuk ndalet, paralajmëron sulme të reja në Turqi. Mes objektivave dhe “Xhamia Blu” e Stambollit

Para

Dimri i acartë, shpërndahen ndihma me helikopter në veri dhe verilindje, situata e rrugëve

Para
Dimri i acartë, shpërndahen ndihma me helikopter në veri dhe verilindje, situata e rrugëve

Dimri i acartë, shpërndahen ndihma me helikopter në veri dhe verilindje, situata e rrugëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

Lejet e ndërtimit në brezin bregdetar dhe jashtë tij do të miratohen nga KKT

VIDEO/ Situatë alarmante nga zjarret në Delvinë, nis evakuimi i banorëve në tre fshatra

Kosovë/ Fundi i afatit të dhënë nga Kushtetuesja, Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Senicë. Pëson djegie në trup shefi i komisariatit të Delvinës, një tjetër efektiv asfiksohet

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, pretendon se “nuk ka uri në Gaza”

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.