Një djalë i ri, video e të cilit u bë viral në rrjet, është infektuar me koronavirus. Larz, 21 vjeç nga Klanifornia mori kritika të shumta për videon ku shfaqej duke lëpirë kapakun e tualetit, për të sfiduar koronavirusin.
Pak ditë pas videos, i riu ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ka publikuar në faqjen e tij në Instagram një video ku shfaqet në spital.
“Dola pozitiv me koronavirus”, shkruan Larz.
Në video ai shprehet se simptomat e para i ka shfaqur pak ditë pasi bëri sfidën e rrezikshme.