Leonora Jakupi ka qenënë qendër të mediave rozë gjatë sezonit të festave të fundvitit, kur ajo foli për dashurinë e jetës së saj. Ajo tregoj vetëm inicialet e tij dhe në media u përhap lajmi se bëhet fjalë për Nexhat Krasniqin
Krasniqi është aktualisht zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës. Duke qenë në këtë pozitë, ndonëse vitet e fundit ai nuk ka deklaruar pasurinë e tij, gjatë vitit 2018, derisa mbante të njëjtën pozitë ka kryer deklarimet në Agjencinë Kundër Korrusionit.
Në këto deklarime zbulohet se posedon pasuri të paluajtshme në vlerën 126 mijë euro, duke përfshirë tokë dhe banesë.
Ai ka deklaruar edhe një Mini Cooper, teksa pasuria e luajtshme kap vlerën 9 mijë euro.
Mbi 15 mijë euro janë paratë e tij të kursyera në bankë, derisa nuk ka deklaruar të ketë borxhe, e madje as të hyrat e tij vjetore.